Në disa pjesë të vendit qytetarët pa ujë të pijshëm, flasin nga Ujësjellësi “Prishtina”

Disa pjesë të vendit po përballen me reduktime të ujit të pijshëm, por kjo sipas ujësjellësit rajonal “Prishtina”, vjen si pasojë e e turbullirës së ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut.

Nga kjo kompani thonë që po e bëjnë të pamundurën që ta rregullojnë sa më shpejt.

Ky është njoftimi i plotë:

Konsumatorë të nderuar të Fushë-Kosovës, Drenasit  dhe lagjes “Kalabria”- në Prishtinë.
Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke ju njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lart ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.
Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejt edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Ngjarja paraprake

Katër shenjat e zodiakut që dinë gjithçka dhe zgjidhin çdo problem sa hap e mbyll sytë

Ngjarja e ardhëshme

Banane, Mjaltë, Kanellë – Ëmbëlsi Magjike Për Shijen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian