Në Dibër, në të gjitha shkollat ​​mësimdhënia është onllajn, gjimnazistët paralajmërojnë bojkot

Dibër, 30 shtator 2020 (MIA) – Në tre shkollat ​​fillore dhe të mesme komunale në Dibër, mësimi do të zhvillohet onllajn.

“Sipas vendimit të Qeverisë, në shkollat ​​në komunën tonë mësimi do të jetë onllajn. Këshilli i komunës si themelues, të hënën ka marrë vendim për marrjen e pëlqimit nga Qeveria për realizimin e orëve me prezencë fizike të nxënësve në shkollën e mesme ’28 Nëntori’ dhe shkollat ​​fillore komunale ‘Penestija’ dhe ‘Riste Risteski’ por tani për tani nuk kemi përgjigje”, deklaroi për MIA-n, kryetari i Komunës, Hekuran Duka.

Ndërkohë, në shkollën e mesme “28 Nëntori”, 90 për qind e nxënësve të mbështetur nga prindërit e tyre nuk devijojnë nga kërkesa për mësim me prani fizike të nxënësve dhe njoftuan bojkotin e orëve onllajn.

Lidhur me njoftimin për bojkot të mësimit nga ana e gjimnazistëve, kryetari i Komunës tha se nuk ka asnjë informacion për këtë.

Në gjimnazin në Dibër, së bashku me klasat rajonale në fshatin Mogorç, 584 nxënës vijojnë mësimet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, prej të cilëve 156 janë në vitin e parë. bs/bsh/

Ngjarja paraprake

Zaev: Ne jemi NATO, shkojmë drejt BE-së

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Pritet reagim i ministrive të Shëndetësisë të Bullgarisë dhe Serbisë, pastaj do të sillet vendim për kufijtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian