“Në dhjetor do kemi rritje të infektimeve, mund të kapin edhe 1000 raste ditore”/ Brataj: S’kemi arritur kulmin

Muajt nëntor dhe dhjetor do të ketë rritje të rasteve edhe mbi 1000 të të infektuarve në ditë dhe për këtë duhet një ndërgjegjësim sa më i madh i qytetarëve në mënyrë që të parandalohet  sa më shumë përhapja e COVID-19.

Kështu u shpreh shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisioni “Repolitix”, i cili tha se në dy muaj në vazhdim mund të kemi edhe rritje të rasteve të infektimeve ditore edhe mbi 1000 raste.

Brataj tha se ende nuk jemi në kulmin e valës së dytë, pasi shifrat janë ende në rritje.

“Është rritur përhapja e infeksioni dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet që një % e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.

Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë”, tha Brataj për Report TV.

Edhe për epidemiologun Ilir Alimehmeti kemi një rritje të lartë të shifrave, ndërsa shtoi se nëse do të bëheshin 4 mijë testime, shifra mbi 1000 të infektuar mund të kishte dalë që sot.

“Shifra është në rritje, pozitiviteti i testeve është i lartë, është 30 % dhe po të ishim bërë 4 mijë teste edhe sot mund të kishte dalë mbi 1000 raste në ditë “, tha Alimehmeti.

Ngjarja paraprake

Ukrainë-Gjermani: Ndërmjetësime ilegale për punë

Ngjarja e ardhëshme

Gjermania raporton 23.648 raste të reja me COVID-19, shifër rekord që nga shpërthimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian