“Në Arabinë Saudite arrestohen 10 anëtarë të një celule terroriste”

Arabia Saudite të hënën bëri të ditur se ka arrestuar 10 anëtarë të një celule terroriste, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas një raporti nga agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite SPA, zëdhënësi i presidencës së sigurimit të shtetit tha se 10 anëtarë të një celule terroriste u arrestuan gjatë një bastisje në disa adresa dhe tre nga të arrestuarit ishin trajnuar brenda bazave të Gardës Revolucionare në Iran tre vite më parë.

Gjatë bastisjeve u konfiskuan armë dhe eksplozivë. Identitetet e të arrestuarve nuk u zbuluan për arsye sigurie. Asnjë deklaratë nuk është publikuar nga Irani lidhur me arrestimet.



. .

Ngjarja paraprake

Ngjarje për promovim të indeksit të burokracisë

Ngjarja e ardhëshme

Ndërpritet komunikacioni në magjistralen Radovish – Shtip

të fundit nga