Në ankth

Orë ankthi në shtëpinë e Juventusit: për tifozët, Andrea Pirlon dhe për vetë Cristiano Ronaldon, i cili pret të kthehet në fushë për superndeshjen e Champios League kundër Barcelonës, sfidë e planifikuar për t’u zhvilluar të mërkurën. Do të ishte hera e parë që CR7 do të sfidonte Messin me një fanellë ndryshe nga ajo e Realit.

Portugezi, i cili është jashtë skuadrës që prej 13 tetorit të kaluar për shkak se rezultoti pozitiv me COVID-19, ka bërë sërish tamponin në orët e fundit, rezultati i të cilit do të mësohet brenda ditës. Mëngjesin tjetër do të testohet sërish dhe rezultati i këtij tamponi të dytë do të jetë vendimtar në ndezjen ose jo të dritës jeshile për aktivizimin e tij përballë rivalit të përjetshëm, Lionel Messi.

Shpresa e portugezit dhe Pirlos është që tamponi i fundit të jetë negativ. Në fakt, protokolli që ndjek UEFA përcakton që për sfidat në shtëpi, për të zbritur në fushë, një lojtar nuk duhet të ketë pasur simptoma një javë para takimit dhe të ketë një rezultat negativ të paktën 24 orë para ndeshjes. CR7 është asimptomatik, prandaj i duhet vetëm një tampon negativ për të dalë në fushë.

Testi i fundit tregoi që Ronaldo kishte një ngarkesë shumë të ulët virale. Tek Juventusi, por jo vetëm,  ëndërrojnë që të shohin sërish në fushë përballë njëri-tjetrit dy “yjet” që kanë dominuar skenën e futbollit gjatë 15 viteve të fundit.

Ngjarja paraprake

Forcat turke arrestojnë 33 të dyshuar të FETO-s në gjithë vendin

Ngjarja e ardhëshme

Irani regjistron rekord vdekjesh dhe rastesh me COVID-19

të fundit nga