Në 52-vjetorin e UP-së, inaugurohen hapësirat e përbashkëta të fakulteteve teknike

Me rastin e 52-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është bërë inaugurimi i hapësirës së përbashkët të fakulteteve teknike, i cili është investuar nga UP-ja.

Kësisoj që nga kjo e martë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë do të kenë hapësira të përbashkëta.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, tha se përurimi i këtyre hapësirave të përbashkëta tregon bashkëpunimin e mirë mes fakulteteve.

Kam kënaqësinë që sot në kuadër të shënimit modest të ceremonisë së 52 vjetorit për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19 të përurojë hapësirat e renovuara të Fakultetit Teknik në të cilin janë tri fakultete. Me këtë renovim jam i bindur që do të përmirësohen dukshëm kushtet e studimit për studentët”, ka thënë Sahiti.

Ky përurim tregon bashkëpunimin shumë të mirë të këtyre tri fakulteteve dhe një traditë të këtij bashkëpunimi dhe njëkohësisht shërben për Universitetin e Prishtinës që edhe në të ardhmen t’i mbështesim këto tri fakultete”, u shpreh ai.

Mes tjera, Sahiti, bëri të ditur se gjatë ditës do të ketë edhe organizime tjera të vogla ku nuk do të mungojnë mirënjohjet.

Sot do të vazhdojmë festimet me ndarje të mirënjohjeve për studentët e dalluar, mësimdhënësit e dalluar dhe për pensionistët e sapo pensionuar nga aktiviteti akademik”, tha Sahiti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rikthehet Champions League

Story i radhës

Решени 1.000 барања од граѓани преку мејл-адресата на Град Скопје

Të fundit nga