Në 24 orët e fundit në Malishevë, 1 i shëruar, 1 i vdekur dhe 8 raste të reja me covid

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person i cili ka qenë i prekur me covid-19 është shëruar plotësisht, një person ka vdekur dhe janë regjistruar edhe tetë raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikim e rregullt me Komunën e Malishevës.

Rastet e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 në Banjë, 2 në Bubavec, 2 në Damanek, 1 në Senik dhe 1 në Malishevë, ndërsa raste aktive janë 20.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 gjithsejtë janë regjistruar 290 raste, prej tyre 245 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe 20 raste janë aktive.

Ngjarja paraprake

Aksident trafiku në Shkup, përmbyset makina

Ngjarja e ardhëshme

Shkon te ‘Shefqet Ndroqi’ dhe shtrihet para portës: Kam Covid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian