Nënkryetarja Lahu vizitoi Organizatën “Qatar Charity”

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, është pritur sot në Prishtinë nga Mahmut Abbas – Drejtor i përgjithshëm i Organizatës “Qatar Charity”, me të cilin biseduan për thellim të bashkëpunimit.

Nënkryetarja Lahu falënderoi drejtorin dhe përfaqësuesit e organizatës për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të organizates në realizimin e projekteve të ndryshme në Komunën e Podujevës.

Gjatë takimit drejtori Abbas e informoi nënkryetaren Lahu për projektet që do të realizohen gjatë vitit 2021, për çka palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

Përfaqësuesit e “Qatar Charity” potencuan se përkrahja e tyre këtë vit do të fillojë me ndihmë familjeve skamnore, me pako ushqimore dhe përkrahje në bujqësi.

Me këtë rast nënkryetarja Lahu ndau mirënjohje “Qatar Charity”, në shenjë falënderimi për ndihmën dhe projektet e shumta të realizuara në Komunën e Podujevës.

Ngjarja paraprake

Miss Universe Kosova nuk i lë vend imagjinatës me pozën e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Rrëfimi se pse Ali Ahmeti i fiton ciklet e njëpasnjëshme zgjedhore?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian