Në ditën kur Hashim Thaçi dhe të tjerët, dalin për herë të dytë para gjyqit

Ushtria
Çlirimtare e Kosovës, me të drejtë, në historinë e popullit shqiptar,
dëshmoi se ka pararendëse për nga nami dhe frytet e luftës, vetëm ushtrinë
e Skënderbeut.

Andaj, është
shumë herët që historia ta vlerësojë në tërë thellësinë dhe
gjerësinë e saj këtë ushtri çlirimtare, por, gjithsesi, ishte, është dhe
mbetet ushtri që shkroi dhe vulosi historinë̈ e një̈ pjese të kombit, të
një̈ shteti të ri, Republikën e Kosovës.

Fillimet e
UÇK-së, janë̈ të njohura për të gjithë̈ neve që ishim në qelizat e para
të krijimit të UÇK-së, ndërsa veneruesit gjakftohtë dhe ekspertët me
dije për shkencat ushtarake, ende mund të habiten që një superfuqi të
armëve konvencionale si Serbia, të pësojë humbje katastrofale nga UÇK-ja.

Ne duhet t’i
përgjigjemi pyetjes së thjeshtë, çka na solli fitoren?

Edhe ushtria e
Lidhjes së Prizrenit ishte në të drejtën e saj dhe popullin që
përfaqësonte, edhe ushtria që ishte pranë̈ Shpalljes së Pavarësisë̈ në
Vlorë, ishte e njohur forca e Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Bajram Currit,
Isë Boletinit, Azem Bejtës, Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzhës.

Është fakt i
ditur se asnjë̈ra nga këto ushtri, nuk arriti as ta çlironte, as ta mbronte
Kosovën, as të na linte trashëgim lirinë̈ nga okupatori otoman, Mbretëria
Serbe-Kroate e Sllovene dhe Jugosllavia komuniste.

Nga Skënderbeu e
këndej, të gjithë ishin në të drejtën historike për liri, por nuk e
arritën, përkundër sakrificës, terrorit dhe gjenocidit kundër popullit
tonë.

Këtu fillon
historia. Lëvizja jonë çlirimtare, me idetë e Adem Demaçit, Metush
Krasniqit, Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës,
Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Zahir Pajazitit, për t’u trupëzuar në jetën
dhe veprën e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Hamzës, Fehmiut, Xhevës,
Abesë, Luanit, Shkëlzenit, Mujës, Ilazit, Bedriut, Rasimit, Xhavit Hazirit,
Hafir Shalës, Ukshin Hotit e qindra heronjve tanë, të cilët kishin marrë
rrugën e lirisë̈, deri në vdekje.

Kjo Ushtri, nuk
ishte e frymëzuar nga revolta, sepse ajo ka karakter dhe qëndrueshmëri
afatshkurtër. UÇK-ja ishte ndërtuar për luftë deri në çlirimin e vendit.
Me kallash në dorë, kundër tankut, aeroplanit dhe pragave serbe, por nuk u
thye. Nuk iu dëmtua morali. Sa më shumë bënte krime ushtria e policia serbe
ndaj qytetarëve tanë, aq më shumë shtoheshin radhët e UÇK-së.

Pastaj dolën në
skenë edhe miqtë tanë, shtetet mike të lirisë̈ dhe demokracisë̈, miqtë̈ e
kombeve të shtypura që luftonin për të drejtat e veta, më në fund erdhi
edhe te ndryshimi i opinionit botëror për luftën tonë.

Kjo luftë i pati
prijësit e vet. Të gjithë̈, pa dallim, u rreshtuam prapa Komandantit
legjendar Adem Jasharit, duke personifikuar një̈ histori unike në botë, kur
me tërë Jasharajt, në kullë baroti, lufton deri në vdekje, me tri gjenerata
të familjes.

Pas rënies
heroike të Komandantit legjendar, drejtimin e Luftës tonë çlirimtare e mori
Drejtoria politike dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Këtë e thotë̈ edhe
Feha në intervistën e parë si një̈ nga drejtuesit e UÇK-së, për BBC. Kjo
ushtri çlirimtare zuri vendin që i takon në agjendën e luftës, në
mbrojtjen e civilëve pas masakrave që shpërthyen, ku me mijëra qytetarë u vranë̈
dhe dogjën, u masakruan dhe dhunuan, duke kulmuar me bombardimet e NATO-s.

Këtu dolën në
skenë edhe emrat që historia i mori në mbrojtje duke i kurorëzuar dhe
vendosur në vendin më meritor, me vlerën më të lartë të asaj
përpjekjeje, me arritjen e lirisë̈ së Kosovës dhe shpalljen e Pavarësisë.
Nuk duhet harruar se lufta jonë përjetësoi në histori shumë drejtues të
luftës çlirimtare, sepse, ata ju prinin ushtarëve, nuk qëndronin në
prapavijë. Ndërsa udhëheqësit tanë̈ çlirimtarë që janë̈ gjallë, armiqtë̈
i dënuan, por, nuk i deshti plumbi.

Këtu, Hashim
Thaçi, prezanton dhe është personifikim i liderit në kohën e zhbërjes së
kombit tonë, emër që shkëlqeu në kohën kur vendi ynë ishte një varrezë e
madhe masive e shkaktuar nga okupatori serb.

Sot, padrejtësia
më e madhe që i bëhet shtetit dhe kombit tonë, është vlerësimi për një
histori të luftës së drejtë çlirimtare, për një ushtri e bazuar mbi
vullnetarët por veproi konform ligjeve pozitive të luftës, për një̈ histori
suksesi të Republikës së Kosovës dhe NATO-s, për lirinë̈ si vlerën më
të madhe të qenies njerëzore.

Hashim Thaçi dhe
drejtuesit tjerë të UÇK-së që gjenden në Hagë, kanë qenë dhe janë̈
përfaqësues të tërë përpjekjeve për liri dhe arritjen e lirisë̈, nga Skënderbeu
e këndej, duke e pritur lirinë̈ dhe duke drejtuar si burrështetas, Republikën
e Kosovës.

Ky gjyq, do të
jetë goditja e fundit që mund ta bëjnë armiqtë tanë shekullor kundër
shtetit, kombit dhe lirisë tonë, të drejtës tonë për liri dhe çlirim, të
drejtës tonë t’i bashkohemi vlerave euro-atlantike, rrugës tonë të vetme.

Me Thaçin dhe
çlirimtarët, është çdo atdhetar i cili me gjenerata, për njëqind vjet u
ushqye, kontribuoi dhe veproi për çlirimin dhe shtetin e Kosovës. Të tillë
janë shumë.

Por, ishte e
pritshme edhe për ndonjë heroizëm apo gjeneral pas luftës. Për fat të
mirë, secilit i dihet vendi dhe rroli në rrugën për çlirim. Fjalët sot,
nuk i bëjnë më të bukura veprat e djeshme.

Po, kur i filluam
aktivitetet për çlirim, numëroheshim me gishta, për të marrë përkrahje
nga gjithë bota demokratike dhe sot gëzojmë shtetin, ushtrinë̈, policinë̈,
gjyqe dhe tërë vlerat e shtetit që ndjejnë̈ mungesën e Presidentit të saj,
Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe drejtuesit tjerë̈ të UÇK-së

Ngjarja paraprake

SHBA dënon sulmin e rebelëve të rajonit Tigray mbi Eritrenë

Ngjarja e ardhëshme

Shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian