ndryshove qekur erdhi gjesti perplasje e ashper mes eglit dhe gertes te kam si nje mize 67901d295f8f7

“Ndryshove qëkur erdhi Gjesti”/ ‘Përplasje’ e ashpër mes Eglit dhe Gertës: Të kam si një mizë

January 22, 2025
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme, një tjetër ‘përplasje’ e ashpër ka ndodhur mes Eglit dhe Gertës.

Kjo e fundit e akuzoi banoren se ka ndryshuar që pas hyrjes së Gjestit, duke përmendur dhe atakun e panikut që Egli ka përjetuar më parë.

Në Prime, ky debat u përcoll kështu:

Gerta: Egli, deri në momentin që të vinte Gjesti, e kam respektuar. Vetëm për hir të historisë së saj që ka kaluar atak paniku, nuk jam përballur me Eglin sepse nuk doja që të kalonte në atak paniku. Por kur pashë një Egli të transformuar dhe doli si e fortë duke ngritur debate fiktive nga ana e saj… Ajo stisi nga ana e saj një debat sikur ne i kishim rënë në qafë Eglit. Donte të gënjente një publik të tërë në mënyrë që Egli të hynte në lojë. Egli ndryshoi totalisht sjellje kur erdhi Gjesti. Iu kthye Xumit, që për mua nuk ka bërë asnjë gabim që ka shprehur një pëlqim ndaj Eglit dhe mendoj se është një inskenim. Edhe më shtyve. Më ke thënë se nuk duron G Banin sepse ndihesh e kërcënuar, por mua më shtyve.

Egli: Unë, historinë time dhe si të thuash, fazën më të vështirë që jam përballur në jetën time, luftën më të madhe që kam kaluar në jetën time, e kam treguar këtu për të ndërgjegjësuar njerëzit që vrasin veten. Së pari, publiku që më ka ndjekur jashtë dhe brenda shtëpisë, mund ta vërtetojnë lehtësisht atë që kam kaluar. Unë ftoj të nderuarën mjeken time me recetën time për ta vërtetuar çfarë kam kaluar. Gerta erdhi dhe inicioi një debat për mua duke e lidhur me Aldon. Ajo zonjë fillon dhe më thotë se çfarë jam bërë unë. Dua t’i them një fjalë kësaj zonje. Kur një njeri ka kaluar një atak paniku, se ti s’ke provuar dhe s’do e provosh kurrë me ato mend që ke, ty të kam një mizë përballë. Jam nivel ‘Super Sayan’.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hyseni llapi e gollaku po tregojne bindshem se deshirojne ndryshimin 67901bfe7f29e
Story i mëparshëm

Hyseni: Llapi e Gollaku po tregojnë bindshëm se dëshirojnë ndryshimin

aksident ne tetove rrokulliset vetura 6790216116760
Story i radhës

Aksident në Tetovë! Rrokulliset vetura…

Të fundit nga

ShkoLartë