Ndryshojnë rregullat në Itali, një lojtar mund të luajë me 3 klube të ndryshme brenda sezonit

Në Itali kanë vendosur të ndryshojnë duke filluar që nga sezoni 2021-2022.

Një futbollist mund të luajë me 3 skuadra të ndryshme përgjatë një sezoni.

FIGC, Federata Italiane e Futbollit, ka bërë një ndryshim në rregullore.

Lojtarët profesionistë do të kenë mundësinë për t’u aktivizuar me më shumë se dy klube gjatë një sezoni.

“Një futbollist profesionist mund të regjistrohet, qoftë përherë apo në mënyrë të përkohshme, deri me tre klube të ndryshme gjatë një sezoni”, lexohet në postimin zyrtar të FIGC.

Një lajm shumë i rëndësishëm ky pasi ka futbollistë që aktivizohen me një skuadër për pak minuta në fillimin e sezonit dhe më pas nëse ndërrojnë skuadër në verë, aktualisht përfshirë edhe këtë sezon e kanë të pamundur të lëvizin sërish në janar.

Ngjarja paraprake

Zemaj kritika se qeveritë e kaluara s’e prioritizuan shëndetësinë

Ngjarja e ardhëshme

OVL e UÇK-së në Malishevë shënoi Ditën e Veteranit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian