Ndryshohen Përcaktimet e Proteinave për Tregtimin e Qumështit Pluhur

Ndryshon niveli i lejuar i ndotësve në proteinat e qumështit pluhur, që do të tregtohet në vendin tonë. Foto: Flickr

Ndryshon niveli i lejuar i ndotësve në proteinat e qumështit pluhur, që do të tregtohet në vendin tonë.

Udhëzimi i ri, i Ministrisë të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që përcakton elementët e rinj të përbërjes të kazeinave dhe kazeinatet e destinuara për konsum njerëzor dhe përzierjet e tyre është botuar në fletoren zyrtare.

Udhëzimi 

(Në kuptim të këtij udhëzimi, termat e mësipërm kanë këto kuptime: kazeina, janë proteinat kryesore përbërëse të qumështit, të lara, të thara, të patretshme në ujë dhe të marra nga qumështi i skremuar. Kazeinate janë produkte të marra nga tharja e kazeinave të trajtuar me agjentë neutralizues).

Udhëzimi shfuqizon rregulloren për elementët përbërës të proteinave dhe rregullave për tregtimin e këtyre produkteve të miratuara që në vitin 2014. Ndryshimet synojnë përafrimin e rregullave me ato të miratuara sipas direktivës të Parlamentit Europian.

Në këtë udhëzim përcaktohet që përmbajtja maksimale e ndotësve (përmbajtja e plumbit ) të lejuar te proteinat e përfituara teknologjikisht të jetë 0,75 mg/kg nga 1 mg/kg që ishte në rregulloren e mëparshme.

Sasia e Lejuar

Kjo sasi e lejuar duhet të jetë, si për kazeinat ushqimore acide, kazeinat ushqimore me maja, dhe kazeinat ushqimore të ngrënshme.

Për të orientuar konsumatorin, do të jetë e detyrueshme që në paketat, kontejnerët ose etiketat e produkteve të qumështit të shënohet përmbajtja e proteinave në rastin e përzierjeve që përmbajnë kazeinate ushqimore; sasia neto e produkteve e shprehur në kilogram ose gram; emrin e biznesit dhe adresën e operatorit të biznesit ushqimor nën emrin e të cilit produkti tregtohet ose emri i importuesit, në rastet kur produkti është importuar.

Në rastin e produkteve të importuara është e detyrueshme të shënohet emri i vendit të origjinës dhe datën e prodhimit.

Udhëzimi përcakton se qumështi pluhur nuk do të lejohet të tregtohen, nëse të dhënat e mësipërme nuk janë shënuar në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatori./Monitor

Ngjarja paraprake

Istogu me fanella të reja, Esma dhe Keta...

Ngjarja e ardhëshme

Rexhepi: Regjistrimi i popullsisë të mos mos përdoret për çështje të politikës ditore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian