ndryshimi i ri ne google drive e ben procesin e sinkronizimit dhe ngarkimit me te shpejte 67868806b2c74

Ndryshimi i ri në Google Drive e bën procesin e sinkronizimit dhe ngarkimit më të shpejtë

January 14, 2025
1 minut lexim

Google tha së fundi se një përditësim i ri në Google Drive e ka bërë shërbimin cloud të ruajtjes së të dhënave më të shpejtë në sinkronizim dhe shfrytëzon më pak hapësirë.

Për të kuptuar sesi funksionon, merrni shembull një dokument të madh prej 1GB. Më përpara Google Drive do të ringarkonte të gjithë skedarin në cloud çdo herë që bënit një ndryshim, edhe nëse ndryshonit një gërmë të vetme në dokument. Një proces aspak efikas.

Tani me funksionalitetin e ri “differential uploads”, Google Drive është inteligjent dhe kupton cilat pjesë të dokumentit kanë ndryshuar dhe të ngarkojë vetëm atë për ta sinkronizuar në cloud.

Rezultati është një proces sinkronizimi shumë më i shpejtë në dy drejtimet, nëse po ngarkoni në cloud apo po sinkronizoni në një pajisje tjetër. Gjithashtu redukton përdorimin e bandwidth-it.

Funksionaliteti i ri po lançohet në kanalet Rapid dhe Scheduled Release dhe do të jetë gjerësisht i disponueshëm për këdo që përdor Google Workspace ose llogari personale të Google. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ministri britanik per evrope i ben thirrje kosoves dhe serbise per dialog konstruktiv 678685383a324
Story i mëparshëm

Ministri britanik për Evropë, i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv

kurtishi per opoziten jemi te nderuar qe po gezoheni edhe ju per punen tone si vlen 6786884624f76
Story i radhës

Kurtishi për opozitën: Jemi të nderuar që po gëzoheni edhe ju për punën tonë si VLEN

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur
ShkoLartë