Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet infektive para Komisionit të shëndetësisë

Komisioni kuvendor i shëndetësisë duhet të shqyrtojë sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, në procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë, pasi dje në seancë plenare u miratua nevoja për miratimin e tij.

Në sqarimin e propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse qëndron se ai i rregullon masat për parandalim të paraqitjes, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes dhe zbulimit të sëmundjeve ngjitëse dhe infektimeve, të drejtat dhe obligimet e institucioneve shëndetësore, personat fizik dhe juridik, si dhe kontrolli mbi zbatimin e masave, me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Në kushte të ekzistimit të pandemisë së Kovid-19 u paraqit nevoja e rirregullimit të vendimit ligjor në drejtim të parashikimit të institucioneve shëndetësore në të cilat do të shërohen personat e sëmurë nga kjo sëmundje ngjitëse, si dhe autorizime më të mëdha të reja për shërbimet kompetente inspektuese të kryejnë kontroll inspektues mbi masat e rregulluara në pajtim me nenin 58 paragrafi 1 i këtij ligji”, qëndron në arsyetimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje, duke shpjeguar nevojën për miratimin e ligjit në procedurë të shkurtuar, tha se kjo lind nga nevoja e shtuar për të respektuar masat parandaluese për mbrojtjen kundër koronavirusit.

Pasi ky propozim nga Ministria e Shëndetësisë të kalojë në komisionin amë për shëndetësinë dhe komisionin legjislativ-ligjor, ai përsëri do të gjendet para deputetëve në seancën plenare.

Propozim për ndryshime dhe plotësime në të njëjtin ligj u paraqit dje nga opozita. Kjo pikë do të diskutohet në seancën që do të mbahet më 29 tetor, kur do të vendoset edhe ribalanci i buxhetit.

Ngjarja paraprake

Albin Kurti rezulton pozitiv me Covid19

Ngjarja e ardhëshme

Pritje e ngrohtë për Messin në Torino para ndeshjes Juve-Barca, në të cilën nuk luan CR7

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian