Ndreu: Me pak kujdes do e kishim mundur Tiranën

Në ditën e sotme janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e para të javës së tretë në Superiore.

Tirana nuk ia ka dalë sërish me Kastriotin duke barazuar në shifrat 1-1. Krutanët kaluan të parët në avantazh me anë të Karakacit me penallti. Ekzekutimi i lojtarit do të grushtohej nga Bekaj, por menjëherë do të vinte edhe goditja me kokë që u ndal nga rrjeta.

Gjithçka do të barazohej nga Taulant Seferi me kokë, që në minutën e 50 feston sërish duke vendosur duart si për të heshtur kritikët. Pavarësisht mundësive të krijuara, Tirana nuk mori më shumë se një pikë, ashtu me Egnatian. Nga ana tjetër në paqe është mbyllur edhe përballja mes Teutës dhe Dinamos.

Kryeqytetasit krijuan më shumë raste të rrezikshme në pjesën e parë, por pa ia dalë që t’i shfrytëzonin. Në pjesën e dytë kishte një ritëm të shtuar të Teutës, megjithëse sulmuesit Koumbemba dhe Georgev linin për të dëshiruar me ekzekutimet e tyre dhe tentativat drejt portës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Ndreu (Kastrioti): “Nëse do të ishim pak më të kujdesshëm, do të kishim fituar. E kishim përgatitur që në analizë se duhej të bënim kujdes me goditjet standarte pasi Tirana ka shumë shtatlartësi karshi nesh. Ashtu e kemi pësuar edhe golin. Ajo që kishte rëndësi ishte për të mos humbur, që të merrnim pikën për t’u futur në kampionat”.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Deputeti Gjekmarkaj zbërthen mesazhet e Yuri Kim: Mbështetja që mori PD nga ambasadorja, lajm i keq për Ramën

Ngjarja e ardhëshme

Pse njerëzit i shpërndajnë teoritë konspirative, edhe kur e dinë që s'janë të vërteta?

të fundit nga

Revolucioni i ri

Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më tepër drejt teknologjisë. Duke

AlbanianEnglishMacedonian