‘Ndotja e mjedisit’, Nuredini tregon pikat kyçe për të cilat nevojitet një qasje serioze

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ambasadoren e Suedisë në RMV, shkëlqesia e saj Kristin Forsgren Bengtsson, kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së nl Maqedoninë e Veriut Armen Grigorjan sot morën pjesë në ngjarjen ku u prezantuan rezultatet e Studimit për proporcionin e ndotësve të ajrit në qytetin e Shkupit.

Jam i kënaqur që me hartimin e studimit “Trajtimi i ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit” rezultatet e të cilit janë prezantuar sot është treguar një angazhim serioz i komunitetit shkencor i cili edhe në bazë shkencore ka vërtetuar se burimet e ndotjes janë pothuajse identike me ato që i kemi marrë ne si bazë në krijimin e masave dhe politikave – tha ministri Nuredini, duke theksuar se sa i përket ndotjes së ajrit në kryeqytetin Shkup nevojitet një qasje serioze për zëvendësimin e mënyrave të ngrohjes, gazifikimit, efikasitetit më të lartë të energjisë dhe kursimi i energjisë të cilat kushtëzohen nga tendencat moderne ekonomike, si dhe vendosjen e regjimeve të përmirësuara të trafikut dhe sigurimi i transportit publik funksional miqësor ndaj mjedisit, i cili do të reduktojë përdorimin e automjeteve të veta.

Me rregulloren e përmirësuar, rriten detyrimet në nivel lokal për hartimin e planeve për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ndërmarrjen e masave intervenuese, me përmirësimin e sistemit monitories shtetëror për cilësinë e ajrit, por edhe me detyrime dhe përgjegjësi të qarta në përputhje me Ligjin e ri për Mbikëqyrje Inspektuese dhe Ligjin për Emetime Industriale, MMJPH pret përmirësim edhe më të dukshëm të cilësisë së ajrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​BE e G7 kërkojnë nga Bosnja të monitorojë sanksionet kundër Rusisë

Story i radhës

Xhaferi takon homolugin e tij bullgar, Nikolla Minçev

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish