Ndombele konfirmon interesimin e Interit

Mesfushori i Tottenhamit, Tanguy Ndombele ka pranuar se presidenti Daniel Levy, e ka bindur të qëndrojë gjatë verës.

Mesfushori ishte i lidhur me disa skuadra të mëdha, si Inter, Barcelona dhe PSG pas një sezoni të vështirë në Angli.

Por, francezi vendosi të mos largohet nga Spurs dhe ka pranuar se Levy ishte personi që e bindi të qëndrojë.

“A e kam menduar largimin me interesimin e Inter-it? Mendoja nëse duhet të shkoja ose jo. Por, sidoqoftë presidenti më bindi të qëndroj”.

“Është duke shkuar shumë mirë këtë edicion, është duke shkuar mirë me trajnerin. Të gjithë e kanë vendosur egon anash. Ka disa gjëra që nuk i pranoj, si trajneri që nuk pranonte disa gjëra”.

“Kam bërë disa gabime, por është duke shkuar mirë”, theksoi ai.

Ndombele ka arritur të fitojë vendin në 11-shën bazë, derisa probleme tani me teknikun portugez është duke hasur Dele Alli.

Ngjarja paraprake

“Pucko Petrol” fiton sërish tender shtetëror, naftë për ministrinë e Artan Grubit

Ngjarja e ardhëshme

Problemet në horizont: Sapo të votohet, do të angazhojmë avokatët tanë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian