Ndoka: Basha bën thirrje për paqe, por ai e shkërmoqi atë

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka në një intervistë për Ora Neës  thotë se mesazhet e mirësisë e paqes të politikanëve janë pjesa më e trishtueshme e festave.

Sipas tij “Për disa politikan nuk ka peshë fjala e tyre”.

Ai e konsideron periudhën e festave si një moment reflektimi si dhe kërkon që politikanët “Të zbresin në tokë” dhe të kuptojnë realitetin.

Ai nuk la pa përmendur as ish liderin e PD Bashën ku tha se “Ne kemi ish kryetarin e PD zotin Basha që bën thirrje dhe ai për paqe ndërkohë që ka shkërmoqur paqen dhe ka prishur balancat në partinë e tij”.

Nard Ndoka: Mesazhet e mirësisë e paqes janë pjesa më e trishtueshme. Është demagogjike. Për disa politikan nuk ka peshë fjala e tyre për faktin se dihet që e kanë mashtrim, dredhi komplet. Por janë aktet ata që i vlerësojnë.  Do të ishte interesante nëse këto do të ofronin paqe sociale nëse do të ihsin afër grupeve të interesit. Ne pamë një grevë urie në Elbasan të njerëzve me aftësi të kufizuara në kufijtë e johumanes, në kufijtë e krimit.  Të paktën të heqin brekushet dhe të bëjnë një xhiro të kuptojnë si janë njerëzit. Të zbresin në tokë. Dhe në Tiranë duken qartë pasiguria, trishtimi. Vjen një moment reflektimi në fund.

“Ky është një moment reflektimi për të gjithë. Edhe qytetarët duhet ti dali më për zot vetes. Së dyti një ndërgjegjësim dhe për opozitën një reflektim më i thellë. Ne kemi ish kryetarin e PD zotin Basha që bën thirrje dhe ai për paqe ndërkohë që ka shkërmoqur paqen dhe ka prishur balancat në partinë e tij. Nëse flasim për një reflektim fillon me familjen tonë, vazhdon me familjen politike dhe ndërgjegjësimi më i madh i takon kryeministrit. Duhet të ketë konsensus për reformën zgjedhore, territoriale, për sigurinë kombëtare, për politikën e jashtme.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Te Man City besojnë

Story i radhës

Për herë të parë Eni Koçi publikon foto me vajzën e saj dhe Gencin, na i bëri “sytë zemra”

Të fundit nga