ndodh edhe kjo ne maqedoni dikush vodhi 76 shenja te komunikacionit 654fc0e807b10

Ndodh edhe kjo në Maqedoni, dikush vodhi 76 shenja të komunikacionit

November 11, 2023
1 minut lexim

Nga MPB njoftojnë se nga N.P. “Rrugët e Maqedonisë” është raportuar në polici se brenda 6 muajve, një person i panjohur ka marrë pa leje 76 shenja të komunikacioni, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se po merren masa për gjetjen e autorit.

“Me datë 10.11.2023 në ora 11:00 në SPB-Prilep, S.V. (62) nga Prilepi, punonjës në “Rrugët e Maqedonisë-Prilep”, ka raportuar se në periudhën kohore prej datës 20.06.2023 deri më 06.11.2023, në rrugët regjionale R-1303, seksionin Prilep-Makedonski nga kilometri i 3-të deri deri në kilometrin e 30-të. në R- 1306 Prilep-Krushevë nga kilometri i 6-të deri në 31-të, në seksionin A-3 Prilep-Topollçan nga kilometri i 97-të deri në 117-të, në seksionin A-1K1 Prilep-Farish nga kilometri i 25-të deri në 50-të, autori i panjohur ka marrë 76 shenja të komunikacionit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

islanda e evakuon nje qytet te tere per shkak te vullkanit 654fbce7454da
Story i mëparshëm

Islanda e evakuon një qytet të tërë për shkak të vullkanit

arbnor muja shenon dhe asiston ne fitoren e thelle 654fc20f174cf
Story i radhës

Arbnor Muja shënon dhe asiston në fitoren e thellë

Të fundit nga

ShkoLartë