Ndjeni dhimbje në shpatulla kur zgjoheni në mëngjes gjatë dimrit? Zbuloni arsyen përse ndodh dhe si ta kuroni në shtëpi

Ndjeni dhimbje në shpatulla kur zgjoheni në mëngjes gjatë

Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës.

Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës.

Çfarë e shkakton dhimbjen e shpatullës kur bën ftohtë?

Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme.

Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur.

Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve.

Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

Si mund të shmangni dhimbjet e dimrit?

Sipas të dhënave aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet.

Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore.

Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe ku ndër ngurtësimit të muskujve.

Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirë dhe çlironi muskujt kur dilni.

Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë ku ndër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.

Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut?

Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë ju rekomandojmë të kërkoni ndihmën e mjekut.

Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:

Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut

Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar

Dhimbja që vazhdon për shumë ditë

Enjtje ose n irje përreth shpatullës ose krahut,

Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.

Çdo shenjë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.

Ngjarja paraprake

Sanksionohen 210 vozitës në Shkup, 78 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë

Ngjarja e ardhëshme

Greqi, 4 pasagjerë pozitiv me variantin e ri të koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian