“Ndjeja neveri kur mendoja për një partner të të njëjtit seks”- Cara Delvingne pranon se ka dashur të vetëvritet kur filloi të zbulonte orientimin e saj seksual

Cara Delvingne ka zbuluar se ka dashur të vetëvritet gjatë kohës që përpiqej të pranonte seksualitetin e saj.

Modelja 28-vjeçare, e cila identifikohet si panseksuale, tha se ndjente “neveri” nga ideja e të pasurit një partner të të njëjtit seks dikur, shkruan “Daily Mail”.

E ftuar tek “Goop”, Cara tha se kaloi në “depresion masiv” pas përpjekjeve që bënte për të pranuar seksualitetin e saj, i cili ndryshonte vazhdimisht.

Image

Modelja rrëfeu se edukimi i saj konservator kontribuoi që të ishte homofobe gjatë adoleshencës së saj.

“Unë jam rritur në një familje ‘të modës së vjetër’. Nuk njihja askënd që ishte homoseksual. Unë nuk e dija që kjo ekzistonte dhe mendoj se duke u rritur nuk dallohesha si e tillë dhe as nuk e dija që isha homofobe.

Unë ndjeja neveri nga të pasurit një partner të të njëjtit seks dhe gjithmonë thoja me vete se nuk do ta bëja kurrë dhe se kjo ishte e neveritshme”.

Pastaj, Cara filloi të fliste për mendimet në lidhje me vetëvrasjen:

“Unë e ndërlidh depresionin masiv dhe mendimet për vetëvrasje ,me këtë gjë, sepse kisha shumë turp të isha kështu siç jam. Por rezultoi se kjo është një pjesë e imja që tani e dua shumë dhe e pranoj”.

Image

Duke qenë se është panseksuale, Cara tani nuk kufizohet në zgjedhjet e saj seksuale, duke u nisur nga gjinia, seksi biologjik ose edhe nga identiteti gjinor.

Vitet e fundit, Cara ka qenë në një lidhje me disa personazhë të njohur, si: Ashley Banson, Michele Rodriguez dhe me këngëtarin Vc Vincent.

Image
Ngjarja paraprake

Iran, 65 vdekje të reja nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian