Ndikimet e pandemisë në ekonomi, Qeveria: Pako të tjera ndihme po të ketë nevojë

Nëse implikimet e krizës së shkaktuar nga virusi Korona do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës në vijim, do të ketë edhe pako të pestë, por edhe të gjashtë për bizneset dhe qytetarët.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri i ekonomisë, Bekteshi, njoftuan se janë në komunikim të vazhdueshëm me odat ekonomike dhe nëse kriza do të vazhdojë, subvencionimi i pagës minimale dhe mbështetjet e tjera financiare do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2021.

“Gjithsesi se do të vazhdojë mbështetja financiare nëse ka nevojë. Mbështetja financiare e pagës minimale do të vazhdojë edhe në 2021. Së pari ne zgjidhjen ligjore e kemi bërë në atë mënyrë që nëse është e nevojshme dhe nëse shihet në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit se ajo ndihmë u është e nevojshme ekonomisë për periudhën e parë të 2021, gjithsesi se do të vazhdojë.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.

“Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të kemi  zvogëlim edhe të TVSh-së sa i përket objekteve hotelierike, por nëse në këtë mënyrë vazhdohet me shkurtimin e orarit të punës së këtyre objekteve dhe nëse do të jetë e nevojshme, gjithsesi se do të kemi masa të reja shtesë, kjo nuk vlen vetëm për atë sektor kjo vlen edhe për sektorët e tjerë varësisht prej të dhënave se si do të vijojë kriza.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Problem më vete në këtë krizë është edhe borxhi prej 300 milionë eurove që shteti ua ka kompanive. Bytyqi pret që me rebalancin e buxhetit shlyerja e këtyre detyrimeve të fillojë e borxhi të ulet. Por, thotë e duhet zgjidhje sistematike. Ministrat promovuan marrëveshjet e nënshkruara me kompanitë që aplikuan për masat nga Ligji për Mbështetje Financiare.

Deri në fund të vitit, 48 kompani do të fitojnë përkrahje financiare për investimet e bëra në kohë krize. Këtë vit janë nënshkruar marrëveshje të reja me 38 kompani dhe 10 anekse të kontratave në vlerë prej 53.4 milionë euro.

Ngjarja paraprake

Isco shpërthen në kritika kundër Zidanit

Ngjarja e ardhëshme

Gjykimi “online” i pamundur pa ndryshime ligjore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian