Ndihmë humanitare nga Bullgaria me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Në manastirin e Shkupit sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me Paralizë Cerebrale, në organizim të Shoqatës së Prindërve  të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale, ndërsa mysafirë në ngjarje ishin ambasadori i Bullgarisë në vend, Angel Angellov, dhe bashkëshortja e tij Biljana Angellova.

Siç bëri të ditur Ambasada bullgare, Angellovi e theksoi solidaritetin e Bullgarisë dhe i informoi të pranishmit edhe për aksione të tjera bamirësie të inicuara nga Ambasada.

Si pjesë e ndihmës humanitare të siguruar me vendim të Këshillit Ministror të Republikës së Bullgarisë, me nismë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, u dorëzuan edhe pako ushqimore për 32 familje. Organizatorët dhe të pranishmit kanë shprehur falënderim për gjestin humanitar. ar/ 

Ngjarja paraprake

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

Gjykata Evropian e Drejtësisë kundër përgjimit të qytetarëve Evropianë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian