ndezi fishekzjarre dhe shkaktoi zjarr duke djegur hapesire te pyllezuar pranga te riut ne dhermi 66c0b82835a70

Ndezi fishekzjarre dhe shkaktoi zjarr duke djegur hapësirë të pyllëzuar/ Pranga të riut në Dhërmi

August 17, 2024
1 minut lexim

Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç.

28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

MARKETING

RENT A CAR

vlen fatmiresisht blerim ramadani e ka lexuar me kohe skenarin e bdi se 66c0b5d592633
Story i mëparshëm

VLEN: Fatmirësisht, Blerim Ramadani e ka lexuar me kohë skenarin e BDI-së

perse te rinjte ne japoni nuk po bejne me femije 66c0bcd9743e4
Story i radhës

Përse të rinjtë në Japoni nuk po bëjnë më fëmijë?!

Të fundit nga

ShkoLartë