​Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet

Ndeshja katër ndërmjet Pejës dhe Trepçës në fazën e play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet.

Lajmin e ka dhënë drejtori sportiv i KB Pejës Arber Elshani i cili ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet për shkak se Komisioni Arbitrar e ka konfirmuar kërkesën e tyre pjesërisht. Ai ka thënë se brenda sallës do të lejohen vetëm tifozët e Pejës.

Ai madje në shkrimin e tij ka kërkuar edhe dorëheqjen e Komisionit të Garave në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ja postimi i plotë i Elshanit në Facebook:

Po nesër po luajmë, sepse po na kthehen tifozët!

Mesi n’Karagaq full, tjerët jashtë salles n’projektor!

Nesër ndeshja në Pejë, më shikues vetëm të Pejës. Vendimi i Komesarit të FBK-së, mbetet nul sepse Komisioni Arbitrar, sapo aprovoi pjesërisht ankesën tonë dhe e vendosi drejtësinë e munguar!

Nuk kërkojmë asgjë më pak dhe më shumë, se dorëheqjen e Komesarit të Garave të FBK-së, z.Faton Kurshumlia. Është morale largimi i tij sepse vendimet e tij ndaj KB Peja, janë tendencioze. Edhe vitin e kaluar arbitrazhi, i’a kishte anuluar vendimet ndaj Brandon Ëalters dhe A J Ëalton. Kjo është bërë tashme e tepertë.

Hajde Peja, shihemi n’Karagaq nesër. Reth 750 persona lejohen n’palestër, tjerët në projektor jashtë palestrës. Kërkoj mirëkuptimin tuaj, kaq kishim mundësi të bënim në bishtin e lugës.

KB Peja, kala e ngritur dekada më parë dhe do të jetë përgjithmonë e pamposhtur!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 19 maj

Story i radhës

Gabimet që bëjmë kur udhëtojmë vetëm, ja si t’i shmangim

Të fundit nga