Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë hap rrugëtimin e kuqezinjve

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë hap rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Pas përjashtimit të Rusisë, kuqezinjtë luajnë sfidën e parë ndaj nordikëve në fushën e këtyre të fundit dhe me një fitore mund të marrin që sot vendin e parë në grup.

Trajneri Edi Reja prej ditësh provon një formacion që “Panorama Sport” e ka pasqyruar që në ditët e para të grumbullimit dhe e ka konfirmuar në sfidën e sotme. Kështu, në sulm do të jetë dyshja Seferi-Çikalleshi, me sulmuesin e Tiranës që do ta nisë kështu si titullar.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, Reja nuk ka bërë lëvizje të mëdha, me Çekiçin që merr vendin e Bares në mesfushë, ndërsa Balliu do të luajë djathtas e Hysaj në të majtë të prapavijës.

LIVE ISLANDË-SHQIPËRI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

2’ Shqipëria fiton shpejt një goditje këndi në krahun e djathtë, por kuqezinjtë kthejnë topin mbrapa në ekzekutimin e saj duke humbur mundësinë për të rrezikuar portën vendase.

1’ Nis ndeshja me topin e parë nga qendra që shkelmohet nga Cikalleshi.

FORMACIONET ZYRTARE

ISLANDA: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, Sigurdson, Gudjonsen, Torsteinson.
Trajner: A Vidarson

SHQIPËRIA: Berisha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Seferi, Çikalleshi.
Trajner: E. Reja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Ike’ publikohet nga Ana J

Story i radhës

Mali i Zi deklarohet rreth ndalimit të aeroplanit të Lavrov

Të fundit nga