Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i UEFA-së, ja arsyeja

Delegati i UEFA-së, Scott Struthers ka vizituar Drenasin gjatë ditës së sotme për të përcjellë ndeshjen mes Feronikelit dhe Llapit.

Struthers ka ardhur në Kosovë për të administruar takimin e kualifikimeve të kombëtareve të femrave në mes Kosovës dhe Holandës.

Delegati pos që shikoi ndeshjen, u kujdes që të shkrepë edhe fotografi nga mbrenda dhe jashtë impiantit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Olle.

Struthers poashtu është edhe inspektor i stadiumeve andaj kjo vizitë e tij në Kosovë mund të ketë shërbyer edhe për të kontrolluar punimet në stadiumin e Drenasit.

Ngjarja paraprake

40 milionë euro për 2.2 km/ Agron Shehaj publikon videon, histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie

Ngjarja e ardhëshme

Bordi i Përkohshëm mbanë takimin e parë zyrtarë në KEK

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian