Ndeshja KF Shkëndija-FC Shkupi, dy tetovarë përfundojnë në polici

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se dy persona kanë përfunduar në polici pas incidenteve të djeshme në ndeshjen futbollistike Shkëndija-Shkupi, përcjell TV21.

“Më datë 08.05.2022 në ora 18:50 në Stadiumin e qytetit në Tetovë, Pjesëtaret e policisë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar personin A.I. (25) nga Prshevca e Tetovës, kurse intervistën zyrtare do të kryhet edhe me personin D.A. nga Shemshova e Tetovës për shkak të sjelljes së keqe në lojë sportive, apo hyrjes ilegale në hapësirën e garës sportive gjatë kohës së lojës së futbollit”, pohojnë nga SPB Tetovë.

Dy tetovarët dyshohet se kanë shkelur rregullat e tifozërisë, pasi kanë hedhur objekte në stadium, pas çka kanë lënduar një lojtar.

“Sipas raportit, gjatë ndeshjes janë regjistruar shkelje të rregullave për tifozeri duke ndezur fishekzjarre dhe duke hedhur objekte, gjatë së cilës ishte lënduar një lojtar i cili ishte trajtuar në një institucion private mjekësor në Tetovë. Pas dokumentimitë plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

RMV/ Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Story i radhës

Grubi për Ditën e Europës: Sot shënojmë 72 vjetorin e paqes dhe unitetit

Të fundit nga