Ndeshja e Ligës së Kombeve luhet përpara 21 mijë tifozëve

Për tifozët spanjollë mund të duket diçka e pamundur, por ndeshja mes Ukrainës dhe Spanjës mund të jetë në shkallët e stadiumit 21 mijë tifozë.

Bota po jeton në kohë Koronavirusi, por jo në të gjitha anët njëlloj dhe shembulli konkret është mbrëmjen e sotme (20:45) në stadiumin “Olimpik” të Kievit. Çmimi i biletave varion nga 5 në 30 euro. UEFA lejon publikun në stadium deri në 30%, por në Ukrainë ligji nuk e ndalon prezencën e tifozëve.

Stadiumi i Kievit ka 70.050 mijë vende dhe limiti i tyre për një ndeshje futbolli është 21.000. Në stadium nuk mund të ketë tifozë miq, por vetëm vendas.

Brenda stadiumit duhet të ndiqen disa rregulla strikte si distancimi social, përdorimi i maskave, dezinfektimi i duarve. Në hyrje të stadiumit do të ketë matje të temperaturës. Ata që do të kenë temperaturë më të lartë se 37.2 gradë nuk do të lejohen të futen në stadium.

Ngjarja paraprake

Ja kur luhet Barcelona - Reali

Ngjarja e ardhëshme

Eduard Berisha - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

të fundit nga