Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D/ Kuvendi votoi ndryshimet ligjore me procedurë të shkurtër

Kuvendi në suazë të vazhdimit të sotëm të seancës 115 i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e pesë ligjeve që kanë të bëjnë me realizimin e Marrëveshjes me Behtel dhe Enka për ndërtimin e katës autostradave të korridoreve 8 dhe 10D. U votuan ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, për shpronësim, për ndërtim, planifikim urbanistik dhe ndryshimet e ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërim të partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Të gjitha ndryshimet të këtyre ligjeve u votuan me procedurë të shkurtër. Përndryshe, qeveria më 5 maj miratoi ndryshime dhe plotësime të pesë ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve me flamur europian, pasi paraprakisht deputetët e opozitës i bllokuan ndryshimet ligjore që Kuvendit ia propozuan disa deputetë të pushtetit. Opozita u kundërshtoi ashpër, duke akuzuar se po abuzohet flamuri europian ndërsa kritika kishte edhe euroambasadori Dejvid Gir. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Klauzolë 175 milionë euro

Story i radhës

Zhduket një anije me rreth 500 emigrantë të parregullt në Mesdhe

Të fundit nga