Ndërtimet pa leje nuk kursejnë as kalanë e Krujës

Ndërtimet pa kriter nuk janë të pakta në vendin tonë. Një nga problematikat për të cilat dhe qeveria është angazhuar. Vetë kryeministri Rama u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë ndërtuar pa leje t’i prishin vetë këto ndërtime në të kundërt do të ndiqen penalisht. Por mesa duket kjo thirrje qënka vetëm për ata që kanë ndërtuar pa leje në bregdet. Në Krujë ndërtimet pa leje kanë prekur edhe kalanë historike të këtij qyteti.

Emisioni Fiks Fare  sjellë pamje me dron të kësaj kalaje 500 vjeçare ku skela hekuri  janë vendosur në murrin rrethues në pjesën e jashtme të kalasë së Krujës . Skandali më i madh i ndërtimeve pa leje tashmë nuk po kursen më as monumentet e kulturës së kategorisë së parë.  Personat punojnë nën dritën e diellit pa u penguar nga kush madje edhe në fundjavë.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare për këtë rast të paprecedent shkojnë për të marrë përgjigje në Bashkinë e Krujës. Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorrit Sajmir Shuli, thotë së këtë rast e kanë konstatuar.Meqënëse kalaja e Krujës është monument kulture i kategorisë së parë kryeinspektori thotë se për këtë problematikë ka kërkuar edhe ndihmën e drejtorisë së tyre në Durrës, ku në bashkëpunim kanë mbajtur proces-verbale dhe kanë gjobitur subjektin. Gjithashtu zaptuesit i është  kërkuar të heqë vetë skelat nga muret e kalasë  duke e kthyer në gjëndjen e mëparshme. Por kjo gjë deri më sot nuk  është bërë nga subjekti . Kryeinspektori  Shuli zotohet se do ndërhyjë me punëtorët dhe mjetet e inspektoriatit të mbrojtjes së territorrit për të hequr  skelat e hekurit nga muret e kalasë së Krujës duke e kthyer në gjëndjen e mëparshme. Gjithashtu kryeinspektori  u pohon  gazetarëve të emisionit Fiks Fare se duke nisur nga sot subjekti që ka kryer ndërtimet pa leje në kalanë e Krujës do të çohet për ndjekje penale.

Atë që nuk e bën dot turqit më parë që nuk prekën e nuk prishën asgjë në kala, sot pas 500 vitesh, atë që s’ia bënë turqit këtij vendi, por ia bëjmë ne shqiptarët.

Ngjarja paraprake

Ahmeti në “Klan Debat”: Në kontestin me Bullgarinë duhet ndihmë nga Brukseli dhe Uashingtoni

Ngjarja e ardhëshme

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian