Ndërtim pa leje në Spille, procedohen dy shtetas dhe dy punonjës të IMT-së

 Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka proceduar sot penalisht dy shtetas që ndërtoi pa leje në fshatin Spille të Kavajës dhe dy punonjësit e IMT së Bashkisë, për shpërdorim detyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policikë Kavajë, proceduan penalisht shtetasit: A.K., 52 vjeç, banues në Spille, Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;B.T., 61 vjeç me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, dhe F. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” Shtetasi A. K., ka ndërtuar pa leje në objektin e tij në fshatin Spille, ndërsa shtetasit B. T., dhe F. D., kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet përkatëse për moslejimin e këtij ndërtimi”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët të mos tentojnë të kryejnë ndërtime pa leje apo krime mjedisore, si prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdo lloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Burimi: ata.gov.al

Story i mëparshëm

Што се реализираше во општина Гази Баба во првите 100 дена од мандатот на Стефковски?

Story i radhës

Bekteshi: Rreth 7.000 familje do të përfitojnë mbështetje financiare për faturat e energjisë elektrike

Të fundit nga