Ndërsa Milan luan me Celtic, Maldini do të negociojë për yllin e ri të skocezëve

Milani sonte pret Celtic në Ligën e Evropës, dhe do të jetë një shans për Maldinin që të ketë një takim me menaxhmentin e gjigantit skocez.

Mediet italiane raportojnë se Maldini do të fillojë negociatat për transferimin e mbrojtësit të Celtic Christopher Ayer.

Rossonerët e kanë ndjekur 22-vjeçarin norvegjez për një kohë të gjatë dhe ata duan ta sjellin atë në “San Siro” në janar.

Ayer konsiderohet si një talent i madh i cili pritet të ketë një karrierë të shkëlqyer dhe Milani po kërkon një kalibër të tillë mbrojtës.

Agjenti i mbrojtësit konfirmoi që klienti i tij do të dëshironte të transferohej në Milano dhe “Sky Italia” pretendon se transferimi do të jetë midis 15 dhe 20 milionë euro.

Ngjarja paraprake

Në mes të intervistës live, Ronela Hajati ndalohet nga policia

Ngjarja e ardhëshme

Trump: Biden kërkon të minojë demokracinë amerikane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian