Ndërron jetë monarku i Kuvajtit, Ruçi mesazh ngushëllimi: Populli shqiptar i është mirënjohës për ndihmën e ofruar pas tërmetit

Monarku i Kuvajtit, sheiku Sabah Al- Sabah ka ndërruar jetë sot në moshën 91-vjeçare.

Kryeparlamentare i Shqipërisë, Gramoz Ruçi i ka drejtuar një letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Emirit, duke i shprehur mirënjohjen në emër të popullit shqiptar.

Ruçi thotë se Emiri i Sabahut e ndihmoi Shqipërinë me kontributin e saj për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu ai e konsideron Emirin Sabah si një udhëheqës i respektuar dhe kontributor i spikatur për vendosjen e paqes në rajon e më gjerë si dhe një humanist i njohur në gjithë globin.

LETRA E NGUSHËLLIMIT NGA RUÇI

Me dëshpërim të thellë mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Emirit të Kuvajtit, Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah.

Emiri Sabah ishte një udhëheqës i respektuar i popullit të Kuvajtit dhe njëkohësisht një diplomat i shquar, kontributor e ndërmjetës i spikatur dhe i vendosur i paqes në rajon e më gjerë, si edhe një humanist i njohur globalisht.

Populli shqiptar i është mirënjohës Emirit Sabah si edhe popullit kuvajtian për ndihmën e tyre ndaj Shqipërisë si edhe kontributin për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me ndarjen e tij nga jeta, Kuvajti humbi liderin e vet, bota një luftëtar të paqes dhe populli shqiptar një mik bujar.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, i shprehim ngushëllimet e sinqerta popullit kuvajtian, Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit dhe Ju personalisht për këtë humbje të madhe.

Ngjarja paraprake

Drogë dhe municion janë gjetur në shtëpinë e një shkupjani, ka filluar hetim

Ngjarja e ardhëshme

Agim Ademi heq dilemat për Andi Zeqirin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian