Ndërron jetë ish-Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini

Ish-ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Frattini vuante nga kanceri, kurse mbrëmë ndërroi jetë në spitalin e Romës

Ai ishte dy herë Ministër i Punëve të Jashtme në qeveritë në krye të cilave ishte Silvio Berlusconi, kurse ka kryer edhe funksione tjera në qeveritë e Berlusconit dhe Lamberto Dini.

Nga 2004 e deri më 2008, ishte Komisioner Evropian për Drejtësi, dhe së fundmi presidenti i Këshillit të shtetit në Itali, organ konsultativ që mbikëqyr administratën publike.

Aktivitetin e tij politik e filloi si anëtar i Partisë Socialiste, dhe më pas iu bashkua partive të qendrës së djathtë të Berlusconit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lista e përditësuar e barnave esenciale dorëzohet në janar në MSh

Story i radhës

Stresi: Nuk më pëlqen të jem në lidhje me femra të showbizit

Të fundit nga