Ndërron jetë ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yılmaz

Ahmet Mesut Yılmaz, i cili shërbeu si kryeministër i Turqisë në vitet 1990 sot ndërroi jetë në një spital të Stambollit në moshën 73-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjeku kryesor i Spitalit Florence Nightingale Dr. Ozgur Samilgil njoftoi për vdekjen e Yılmaz, i cili vuante nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit. Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Yılmaz, ish-kryetar i Partisë Anavatan (Mëmëdheu) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999, duke shërbyer si kryeministër për një periudhë prej dy vjetësh në total.

I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017.



.. .

Ngjarja paraprake

Në Spitalin e Pejës nëntë pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Pamjet të mahnitshme nga Parisi në prag të mbylljes së dytë, mijëra njerëz që largohen nga qyteti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian