Ndërron jetë ish futbollisti dhe trajneri i Lirisë nga Prizreni

Sot në orët e hershme të mëngjesit, në moshën 52 vjeçare ndërroi jetë Bashkim Beshi.

I ndjeri ishte futbollist i KF Lirisë në vitet e 90ta dhe pjesë e gjeneratës që në vitin 1995 doli kampion.

Pas lufte ka luajtur me mjaftë sukses, për tu bërë më pas trajner i grup moshave të reja.

Image

Ai, një kohë ka qenë dhe sekretar i KF Liria derisa kaloi me punë në gjykatë si bashkëpuntorë profesional.

Vdekja e gjeti në detyrën e gjyqtarit, të Gjykatës Themelore në Prizren.

Lajmin e vdekjes së tij e njoftoi vetë ish-klubi ku ka luajtur dhe kontribuar, Liria.

“KF Liria do ta kujtoj përherë këtë ish futbollist, trajner e anëtar klubi, si sportist por dhe si njeri me vlera të mëdha” – shkruhet në postimin e klubit në facebook.

Ngjarja paraprake

Taksisti plagos dy të huajë në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

MPB: 846 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian