nderron jete foshnja 2 vjecare nga kercova policia dyshohet se eshte rrahur nga babai 659fe248e2911

Ndërron jetë foshnja 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai

January 11, 2024
1 minut lexim

Pas 22 ditëve luftë për jetë, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një fëmijë dyvjeçar nga Kërçova, e cila ishte rrahur nga babai i tij.

Policia dje në Kërçovë e ka arrestuar personin F.D (30) nga Kërçova, babai i foshnjës.

“Dyshohet se me datë 18.12.2023, në shtëpinë familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku me datë 08.01.2024 ka ndërruar jetë”, njofton SPB Ohër.

Në koordinim me prokurorin publik, kundër F.D. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Sipas informacioneve nga policia, babai i vajzës është arrestuar dhe dyshohet se më 18 dhjetor para se ajo të shtrohej në spital, i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

zaev me ultimatum deri te kovacevski qe deri me 28 janar te largohet nga posti i kryetarit te lsdm se 659fe1159b2c9
Story i mëparshëm

Zaev me ultimatum deri te Kovaçevski, që deri më 28 janar të largohet nga posti i kryetarit të LSDM-së?!

dyshohet se u abuzua nga djali i njerkut 12 vjecarja i nenshtrohet trajtimeve mjekesore 659fe39620129
Story i radhës

Dyshohet se u abuzua nga djali i njerkut, 12-vjeçarja i nënshtrohet trajtimeve mjekësore

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë