Ndërroi jetë mes flakëve për të shpëtuar të tjerët/ Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Arjan Sala, 33-vjeçari i ndjerë që humbi jetën mes flakëve të një qendre tregtare, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Titulli “Dëshmor i Atdheut” do të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Peleshi. Sala ishte punonjës sigurie dhe hyri në magazinën e qendrës tregtare për të shpëtuar personat që ishin brenda saj, por nuk mundi të dilte dot prej aty.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u nxor nga magazina e djegur pas tre ditësh. Sot në familjen e të ndjerit ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Dy ditë më parë familjarët e Arjan Salës u takuan edhe nga Presidenti i Republikes, Ilir Meta, i cili tha se 33-vjecarin do ta kujtojmë si një njeri të përgjegjshëm.

Ngjarja paraprake

Miss Mianmari kërkon ndihmë ndërkombëtare për të parandaluar dhunën

Ngjarja e ardhëshme

Në qendër të Shkupit rrëzohet makina për pastrim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian