Ndërroi jetë ish deputeti, Amdi Bajram

Në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë ish deputeti Amdi Bajram. Raportohet se Amdi Bajram kishte probleme me zemrën.  Ai një kohë të gjatë ishte kryetar i Lidhjes së Romëve.

Nga partia e tij konfirmojnë lajmin dhe theksojnë se Amdi Bajram ka ndërruar jetë në spitalin ku ishte i shtruar për shkak të problemeve shëndetësore që kishte me zemrën.

Amdi Bajram është i lindur në vitin 1956 dhe ka të kryer shkollën e mesme tregtare. Për herë të parë zgjidhet deputet në vitin 1994 si anëtar i partisë për emancipimin e plotë të romëve. Pas dy viteve e formon partinë Lidhja e Romëve dhe zgjidhet kryetar i saj.

Para një jave Amdi Bajram organoni dasmë për mbesën në Turqi, ku morën pjesë afro 300 mysafirë.

 

Ngjarja paraprake

Rrëfimi i aktorit shqiptar që po bën bujë në TV grek

Ngjarja e ardhëshme

Ç’po kurdis Yll Limani në Tiranë?!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian