Ndërpriten punimet në rrugën Shkup-Bllacë, lidhet festa e Vitit të Ri me “Bozhiqin”, me këtë tempo mund të zgjasin 10 vite (Video)

Nëse vazhdojnë me këtë tempo të ngadalësuar, punimet për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë mund të zgjasin 10 vite. Një lexues i Gazetës Lajm ka dërguar disa fotografi dhe incizime që tregojnë se punimet sërish janë ndërprerë.

Në këto incizime nuk ka kurrfarë shenja se po punohet për ndërtim të një autostrade, por sikur të jetë ndonjë rrugë e filluar dhe harruar.

Deri tani, pak punime janë zhvilluar vetëm në kilometrin e parë të kësaj autostrade, por edhe ato janë ndërpre këtyre ditëve. Nga Agjencia për rrugë shtetërore, jozyrtarisht thonë se punimet janë të ndërprera për shkak se është sjellur vendim të lidhen festat e Vitit të Ri me ato të Kërshëndellave ortodokse.

Datat për përfundimin e kësaj autostrade vazhdimisht ndryshojnë, herë përmendet viti 2022 e herë viti 2023, pa u dhënë ndonjë arsyetim logjik se pse duhet aq shumë kohë për ndërtim të një autostrade prej vetëm 12 kilometrave, në një teren relativisht të rrafshë dhe të volitshëm për ndërtim.

Ngjarja paraprake

Tea pezullohet nga “Për’puthen”/ Andi i del në mbrojtje: S’e hedh dot poshtë, e kam timen

Ngjarja e ardhëshme

Shkaku i mungesës së parave ishte i gatshëm të punojë diçka jashtë futbollit, sot i ka të gjitha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian