Nderohet njeriu që u hodh nga ura për të shpëtuar një vajzë dyvjeçare

Jonathan Bauer i cili u hodh nga një urë për të shpëtuar një vajzë dyvjeçare e cila ishte zhytur në ujë gjatë një aksidenti me makinë, është nderuar me një fluturim të Thunderbirds në Maryland, përcjell Gazeta Sinjali.

Bauer më 2 maj së bashku më vajzën e tij ishin jashtë duke vrapuar kur panë një kamion të dalë nga ura Route 90. Kamioni kishte goditur një pengesë çimentoje dhe kishte rrëshqitur në rrethojat mbrojtëse, duke shkaktuar një përplasje mes pesë automjeteve.

Bauer vrapoi drejt kamionit, i cili ishte mbështetur mbi buzë të mbikalimit mbi gjirin e Assawoman. Një burrë që doli nga kamioni u drejtua nga uji, ku një fëmijë po qëndronte.

Kur vështrova, pashë sediljen e makinës dhe pastaj rreth 6 metra larg sediljes së makinës ishte një vajzë e vogël. Ajo ishte në shpinë dhe po notonte plotësisht, koka ishte jashtë ujit, krahët i lëvizte, kurse këmbët i shkelmonte, ” ka thënë Bauer për ABC Washington.

Vajza u shty nga sedilja e kamionit duke përfunduar kështu në ujë tha Departamenti i Policisë së Oqeanit në një deklaratë. Kurse Bauer u zhyt 25 metra në ujë dhe notoi tek fëmija, duke ia dhënë ndihmën  e parë. Një anije aty pranë i mori ata, dhe vajza u dërgua me avion në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins në Baltimore. Për vajzën u tha se ishte në gjendje të qëndrueshme. Shtatë të tjerë të plagosur pas tretmanëve mjekësorë u lëshuan nga spitali.

Askush nuk e dinte në fillim se kush e kishte shpëtuar fëmijën sepse Bauer fillimisht nuk donte të prononcohej me emër. Mirëpo të shtunën, ai u nderua nga Forcat Ajrore, Thunderbirds para Shfaqjes Ajrore në Ocean City.

Thunderbirds vlerësoi shpëtimin e tij duke e konsideruar të guximshëm, dhe këtë e kanë bërë të ditur në një postim në Instagram duke thënë:

Akti i tij vetëmohues tregon Amerikën më të mirë që ka për të ofruar dhe ne jemi krenarë që e kemi nderuar atë me një fluturim sot.”/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Prishtina stërvitet në Tiranë

Ngjarja e ardhëshme

Në Gjilan u mbajt konferencë për menaxhimin e mësimit në kohë pandemie

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian