Ndërmarrja pastrimit në Tetovë, më shumë shefa se punëtorë

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka paralajmëruar risistemimin e të punësuarve në ndërmarrjen komunale publike, sepse, sipas raportit të fundit të ndërmarrjes, në të ka të angazhuar rreth 200 punëtor, ndërsa vetëm 30 për qind e tyre punojnë në terren, kurse pjesa tjetër, prej rreth 150 punëtorësh, janë të angazhuar në administratë e ndërmarrjes “Tetova”.

Kasami tha se kjo situatë e trashëguar nga përbërja e kaluar është absurde dhe se riorganizimi i ndërmarrjes është i domosdoshëm, shkruan Alsat.

“Është një disbalanc i pakuptimtë aty, mbi 70 për qind të të punësuarve janë në administratë ndërsa rreth 30 për qind janë në pjesën operative të pastrimit, mirëmbajtjes së rrugëve, ujësjellësit apo gjithë ajo që nënkupton operativa e saj. Fatkeqësisht ashtu si konstatuam në ndërmarrje vetëm 50 punëtorë janë të sistematizuar me vendime pune, dhe kërkuam nga ndërmarrja të ndryshoj sistematizimin që gjithë ata që janë të angazhuar në operativë në ndërmarrje të parashihen në sistematizim që pastaj në fazën tjetër të bëjmë angazhimin e tyre me vendime qoftë të përhershme apo të përkohshme”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koalicioni me VMRO-në dhe Levicën, shkatërroi Aleancën dhe Besën

Story i radhës

Murati: Punësojmë të papunët, por nuk mund të caktojmë nivelin e pagave, e bëjnë vet kompanitë

Të fundit nga