Ndërmarrësit e suksesshëm mendojnë ndryshe

Mënyra juaj e të menduarit ndikon në atë që besoni se është e mundur, dhe ajo do të drejtojë veprimet që ju ndërmerrni në jetë dhe biznes. Mendimet tuaja ose do të ndihmojnë ose do të dëmtojnë biznesin tuaj. Mënyra se si ju mendoni është pjesa më e vlefshme e të qenit ndërmarrës. Ndërmarrësit e suksesshëm e kuptojnë këtë më së miri.

Kultivimi i një mënyrë të fuqishme të të menduarit është një proces i gjatë, por sot ne kemi qasje në libra, bloge, emisione me audio dhe video të cilat na ndihmojnë të mësojmë, të rritemi dhe të arrijmë qëllimet tona. Ndërmarrësit e suksesshëm e bëjnë mësimin dhe kuptimin e vetes së tyre prioritet.

Këtë vit, unë e kam parë se sa e rëndësishme është të mendosh ndryshe. Duke pasur mënyrën e duhur të të menduarit shkaktoi rritje eksplozive në biznesin tim. Këtu janë tri mënyrat se si ndërmarrësit e suksesshëm mendojnë ndryshe e cila i ndihmon ata të rriten.

Ata e kuptojnë se arsyetimet nuk dërgojnë në rezultate

Arsyetimet ndalojnë progresin. Ndërmarrësit e suksesshëm e kuptojnë se sa të dëmshme janë ato dhe i njohin kur fillojnë të shfaqen. Ata bëjnë më të mirën e tyre për të kontrolluar problemet përpara.

Kur gjërat nuk shkojnë siç i keni planifikuar, duket më e lehtë të shmangni përballjen me çështjen, veçanërisht nëse është faji juaj. Fjala e gojës është njëra prej formave më të fuqishme të marketingut dhe arsyetimet vrasin reputacionin tuaj. Mos lejoni që arsyetimet të jenë pjesë e biznesit tuaj.

Ata pranojnë dështimin si një përvojë të vlefshme të jetës

Ndërmarrësit e suksesshëm e kuptojnë se dështimi iu jep mësime të vlefshme jetësore, dhe ata mësojnë në vend se të dorëzohen. Ata shikojnë dështimin si një shenjë se ata po vazhdojnë të rriten në jetën dhe biznesin e tyre.

Nëse nuk po përjetoni dështim në rrugëtimin tuaj të ndërmarrësisë, ju nuk po ndërmerrni shumë veprime. Nëse arritni çdo qëllim me lehtësi; ju nuk po vendosni qëllime të mëdha. Ju duhet të vendosni qëllime ambicioze. Përdorni ato për të qëndruar të motivuar dhe asnjëherë të vetëkënaqur.

Ata vlerësojnë kohën e tyre mbi gjithçka tjetër

Ndërmarrësit e suksesshëm vlerësojnë kohën mbi paranë. Ata e kuptojnë se koha është një gjë të cilën nuk mund t’a kthejnë. Ata maksimizojnë kohën e tyre duke thënë ‘’jo’’ për gjërat nga të cilat nuk përfitojnë në rrugëtimin e tyre. Ata e kuptojnë se koha është e vlefshme dhe shmangin humbjen e saj.

Koha juaj është gjëja juaj më e vlefshme. Trajtojeni ashtu. Në biznes, kjo do të thotë t’iu thoni ‘’jo’’ takimeve dhe mundësive të cilat nuk kanë kuptim për biznesin tuaj. Do të thotë të mos lejoni që gjërat të ju hutojnë. Do të thotë të fokusoheni në atë se çfarë do ju ndihmojë në hapat tuaj të radhës.

Ju nisët një biznes për të krijuar një jetë të lirë. Ajo liri ju jep mundësinë të shpenzoni çdo ditë dhe moment në atë që është e rëndësishme për ju. Biznesi juaj duhet të përshtatet në biznesin tuaj, jo jeta juaj në biznes. Pjesa e jetës duhet të vijë e para. Kjo do të thotë të vlerësoni kohën tuaj.

Ju mund të ndërtoni një biznes dhe një jetë që e dëshironi. E gjitha fillon me mendimet tuaja. Ushqeni mendjen tuaj çdo ditë me përmbajtje e cila ju inspiron dhe motivon të jeni versioni më i mirë i vetes. Qëndroni larg nga njerëzit negativë dhe situatat të cilat mbushin mendjen tuaj me dyshim dhe frikë.

Mos provoni të jeni si një ndërmarrës i suksesshëm. Mos kopjoni. Pranoni atë që ju bën unikë dhe shikoni se në çfarë reagojnë më së miri konsumatorët tuaj. Nuk ka asgjë të keqe të merrni model nga suksesi i dikujt por kjo nuk do të thotë të kopjoni. Mos ndiqni teoritë e pranuara, mendoni ndryshe. Mos jepni arsyetime, mësoni nga dështimet tuaja dhe kuptoni se sa e vlefshme është koha.

Krijoni sukses në jetën tuaj. Ju e keni në dorë këtë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Çfarë dihet deri tash për katastrofën vdekjeprurëse të Halloween në Seul?

Story i radhës

Kovaçevski: Na pret dimri më i vështirë pas Luftës së II botërore

Të fundit nga