ndarja nga jeta e vera zhejit reagon presidenti begaj do te kujtohet me nderim si zonja e madhe e mikrofonit dhe skenes 66c1b55f8063e

Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, reagon presidenti Begaj: Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës

August 18, 2024
1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe aktores së mirënjohur, Vera Zheji.

Kreu i Shtetit shprehet se Vera Zheji ishte zëri ikonik i Radio Tiranës dhe se do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.

“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.

Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.

Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkroi presidenti Begaj.

MARKETING

RENT A CAR

dudushi u kerkon mergimtareve kamion te lire per mbeturina 66c1b2cf92d04
Story i mëparshëm

Dudushi u kërkon mërgimtarëve kamion të lirë për mbeturina?!

mbi 20 te plagosur dhe mijera te evakuuar pas zjarreve ne turqine perendimore 66c1ba0f79439
Story i radhës

Mbi 20 të plagosur dhe mijëra të evakuuar pas zjarreve në Turqinë perëndimore

Të fundit nga

ShkoLartë