Ndarja nga Jeta e “Ver Llapës”/ Halit Valteri: Politika nuk duhet të kujtohet për ta kur nuk janë më

Enver Ismaili i njohur ndryshe si “Ver Llapa” ka ndërruar jetë ditën e djeshme nga koronavirusi.

Pas vdekjes së tij, shumë personazhe të njohur publikë i kushtuan “Verit të 21 Dhjetorit” shkrime në rrjete sociale, ndër to, deputeti Halit Valteri dhe gazetari Dritan Laci. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, deputeti tha se Verin e njihte që nga vogëlia, pasi ai kryesisht lëvizte përgjatë lagjes së tij. Ai tha se politika duhet të bëjë më shumë për këto personazhe, e të mos kujtohet për to, vetëm kur ndërrojnë jetë. Me këtë deklaratë ai iu referua edhe ndarjes nga kjo jetë të artistëve, ku pas viteve të tëra pune, pjesën më të madhe të jetës e kaluan në një shtëpi me qira.

“Kjo letër duket që tregon shumë, sepse në fund të fundit të gjithë në një vend të shkojmë. Si Veri, si ata që sot marrin milionat. Në këtë botë kalimtare dy kub metër do të marrim me vete, lum ai që do e kalojë mirë. Në atë kryqëzim të 21-it nuk do të jetë njësoj. Unë e mbaj mend që kalama po në të njëjtën vend. Unë kam qenë kryetari i forumit rinor të njësisë 7. Unë dua të pozicionohem në shumë persona si Veri, që politika kujtohet kur nuk janë më, thjesht për të nxjerr një status në Facebook, për të mbushur atë hapësirën që kanë në rrjete sociale. Ne kemi artistët tanë që po trajtohen në atë mënyrë. Kemi artistë që jetojnë në shtëpi me qira dhe kanë akoma pa marrë rrogat. Shpeshherë kur na ndodh ndonjë vdekje në familje apo në fis, ne nuk flasim me njëri-tjetrin, por atë ditë themi a sa njeriu mirë ka qenë. Ky tranzicion 30 vjeçar i ka këto gropa në shoqëri, ku artistët apo sportistët nuk janë vlerësuar. Nëse në një vend evropian një futbollist merr miliona, tek ne nuk merr rrogën. Është një hipokrizi ndoshta dhe fyese për të ndjerit”, u shpreh Valteri.

Ndërsa gazetari Dritan Daci, e cilësoi Verin si pjesë të folklorit tonë. Ai thotë se shpesh në familjen e tij, ku ndonjëri bënte diçka jo të hijshme, krahasohej me Verin apo personazhe të tjerë të njohur në Tiranë ku përmendi, “Kizin e Pazarit”.

“Nuk ishte vërtetë vdekja e Verit, në një moment mendova që Veri na përqeshi sërish. Veri është pjesë e folklorit tonë tashmë. Veri është dhe pararendës i komercialitetit. Përdorte gjuhën për të fituar para. Një njeri që nuk shkon tek vesi, por përdor aftësitë e tij. Unë e mbaj mend Verin, ai ishte i Tiranës. Unë e mbaj mend në lagjen time, sepse ai rrinte në bar kafetë e uzinave kombinateve, nëse me dashamirësi i kërkoje o Veri nxirr gjuhën, e nxirrte. Sa herë që jemi në familje bëjmë ndonjë gabim, familjarët na referohen si Kizi i Pazarit. Kur zogjtë lëshonin glasë, ai thoshte që shyqyr që nuk janë lopë. Unë dje rastisa në një poster të Verit, ai ishte përqeshësi i mjerimit. Aty ishte sahati i Tiranës dhe Veri, këto gjëra do i mungojnë qytetit”, u shpreh gazetari.

Ngjarja paraprake

Boshnjakët: Ja pse pranuam t’i luajmë dy ndeshje në Kosovë! 

Ngjarja e ardhëshme

Foshnjat e lindura me operacion cezarian në rrezik më të lartë të hospitalizimit shkaku i infeksionit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian