Ndalohet një shtetas rus në kufi, iu gjetën mjete monetare të padeklaruara

Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka ardhur automjeti BMW, ngjyrë hiri, me targa bullgare, të cilin e drejtonte shtetasi rus me iniciale E. S. viti i lindjes 1996, i lindur në Rusi.

Automjeti i lartcekur nga autoritetet kompetente kufitare të Republikës së Kosovës është selektuar në vijën e dytë të kontrollit dhe gjatë kontrollit së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazhin e automjetit, në një çantë personale, janë gjetur sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlere totale prej: dhjetë mijë (10000) dollarë USA (100 x 100 dollarë) dhe dy mijë (2000) euro (40 X 50 euro).

Janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mosdeklarim të mjeteve monetare”.

Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta e Moskës në Ukrainë, Rama i hap dyert shtetasve rusë që ikin nga vendi i tyre: Janë të mirëseardhur në Shqipëri

Story i radhës

Messi ka “rilindur” nën urdhrat e Galtier

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish