Ndalohet djali Azem Hajdarit! Reagon policia

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Policia njofton se 23 vjeçari është ndaluar dhe është kontrolluar pasditen e sotme nga blutë e Elbasanit, teksa qarkullonte me një mjet luksoz. Nga kontrolli policia ka zbuluar një sasi kanabisi brenda mjetit, duke sqaruar se Azem Hajdari ishte pasagjer brenda makinës ndodhej dhe një vajzë. 

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe, banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

“Mini Shengeni”/ Ja kur do mbahet takimi mes Zaev, Ramës dhe Vuçiç

Ngjarja e ardhëshme

Përgjaket Greqia! Vdesin 3 persona

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian