Ndalohen 38 migrantë të parregullt në Turqi

Të paktën 38 migrantë të parregullt janë ndaluar në provincën veriperëndimore Duzce të Turqisë, njoftuan burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar mbi një lajmërim, xhandarmëria provinciale dhe ekipet e rojeve bregdetare në rrethin Akcakoca ndaluan një grup migrantësh, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët përgatiteshin të lundronin me anije në Rumani me anije, tha burimi.

Dy trafikantë të dyshuar të qenieve njerëzore u arrestuan, shtoi burimi.

Turqia ka qenë një pikë kryesore transiti për migrantët e parregullt që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.



.. .

Ngjarja paraprake

Suedia, Norvegjia dhe Danimarka në pritje të vendimit për vaksinën AstraZeneca

Ngjarja e ardhëshme

Arta Nitaj flet për largimin e saj nga politika: Ishte më e vështirë se showbizi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian