Ndalohen 15 azilkërkues në Turqi

Policia turke ka ndaluar 15 azilkërkues në provincën veriperëndimore Tekirdağ, bënë të ditur sot autoritetet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet anti-kontrabandë të policisë lokale ndaluan një automjet tregtar gjatë një kontrolli të rregullt në hyrje të rrethit Süleymanpaşa.

Gjatë kontrollit të automjetit me një kapacitet standard prej 5 pasagjerësh, u arrestuan 15 azilkërkues me kombësi siriane dhe egjiptiane, të cilët kanë hyrë në Turqi në mënyrë të paligjshme duke kërkuar dalje për në Evropë.

Azilkërkuesit u referuan tek autoritetet lokale të migracionit, ndërkohë drejtuesi i automjetit u ndalua.

Turqia është një pikë e rëndësishme tranziti për migrantët e parregullt dhe azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që arratisen nga lufta dhe persekutimi.



.. .

Ngjarja paraprake

Forca të policisë stacionohen tek shtëpia e Agim Bahtirit

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 50 miliardë euro borxh i Serbisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian